
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri me dije se të mërkurën janë konfirmuar edhe 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 799 bilancin e përgjithshëm të të infektuarve.
Sipas ministrit Vitia, në 24 orët e fundit janë shëruar nga sëmundja COVID-19, 17 pacientë të tjerë.
"Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët", shkruan Vitia në rrjetet sociale.
Deri më tani në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën 22 persona. (A2 Televizion)