Zelanda e Re heq nga puna “magjistarin zyrtar”

Nga A2 CNN
16 Tetor 2021, 21:49 | Lifestyle
Zelanda e Re heq nga puna “magjistarin zyrtar”

Qyteti i Christchurch në Zelandën e Re bëri me dije se ka hequr nga puna pas më shumë se 23 vitesh magjistarin e tij zyrtar.

Ian Brackenbury Channell për vite me radhë u pagua 16,000 dollarë në vit për të ofruar “akte magjie” dhe promovimin e qytetit, por tashmë ai u shkarkua pasi pranoi se kishte goditur disa gra.

Channell konsiderohet si një atraksion turistik për Christchurch, dhe shpesh bënte vallen e shiut kur vendi zaptohej nga thatësira.

Pavarësisht se e hoqën nga puna. Channell deklaron se do të vazhdojë të shfaqet nëpër qytet dhe të flasë me njerëzit siç ka bërë gjithmonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos