
Prodhimi i energjisë elektrike raportohet në shifra pozitive për 3 mujorin e parë të vitit si pasojë e situatës së favorshme hidrike. Të dhënat nga Instituti i Statistikave në periudhën janar – mars tregojnë një rritje të prodhimit vendas neto me 38,3 %, duke arritur vlerën 2.787 GWh nga 2.016 GWh energji të prodhuar në 3 muajt e parë të 2022.
Prodhimi I energjisë u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57,9 %, ato private e koncensionare në masën 41,5 %, ndërsa nga energjia diellore në masën 0,6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Si pasojë edhe e motit të ngrohtë por dhe çmimeve të larta konsumatorët dhe bizneset kanë përdoru më pak energjinë elektrike në këtë periudhë. Konkretisht bizneset kanë ulur konsumin me 13.6% ndërsa me 10,1%.
Rrjedhimisht, importi bruto i energjisë elektrike nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në fillim vit shënoi ulje me 2.9 herë duke arritur vlerën 246 GWh nga 715 Gwh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më pare.
Shifrat pozitive të rritjes së prodhimit ndikuan edhe tek eksporti me 2.4 herë më shumë energji të transportuar se në janar-mars të 2022. Ulja e humbjeve në shpërndarje edhe sasia më e ulët e konsumuar e energjisë ndikuan në humbjet në rrjet të cilat pësuan një rënie me 8.4% duke arritur në vlerën 534 GWh. (A2 Televizion)