Karton jeshil për në Mal të Zi, nga 1 shkurti me çmim 50 euro për të gjithë qytetarët

Nga A2 CNN
2025-01-29 16:00:00 | Ballkani

Karton jeshil për në Mal të Zi, nga 1 shkurti me çmim 50

Duke filluar nga data 1 Shkurt 2025 qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Malit të Zi me policin e sigurimit “Kartoni Jeshil” për autoveturat me prim të reduktuar 50 Euro, me afat 1 vjeçar.

Bazuar në vendimin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit, qytetarët do të pajisen me këtë ‘polic sigurimi’ në pikat e kalimit kufitar të Muriqanit, Hanit të Hotit, Grabomit dhe Vermosh, shkruan A2 CNN.

Kartoni Jeshil është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.

Kjo masë pritet të ketë një ndikim shkëmbimet ekonomike ndërkufitare me Malin të Zi. Kartoni Jeshil i pajisur nga shteti shqiptar njihet aktualisht në mbi 45 shtete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Live Updates

Latest Videos