Mbledhja emergjente në Paris, liderët europianë gati për të dërguar trupa në Ukrainë

Nga Xhevahir Qardaku
2025-02-17 11:47:00 | Bota

Mbledhja emergjente në Paris, liderët europianë gati për

Gjithçka gati për mbledhjen më të rëndësishme të Kontinentit të Vjetër. Liderët e shteteve europiane do të bëhen bashkë në Paris në takimin e thirrur me urgjencë për shkak të planeve amerikane për paqen mes Kievit dhe Moskës.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, konfirmoi se vendi i tij është gati për të dërguar trupa paqeruajtëse në Ukrainë. “Jemi të gatshëm për të kontribuar në garancitë e sigurisë për Ukrainën duke vendosur trupat tanë në terren, nëse do të jetë e nevojshme”, thekson shefi i qeverisë së Londrës.

Edhe Suedia nuk përjashton dërgimin e paqeruajtësve për të mbrojtur paqen. Këto qëndrime vijnë pak orë përpara se liderët të takohen në kryeqytetin Francez, nga ky pritet të dalin vendime të rëndësishme për Ukrainën dhe mbrojtjen në përgjithësi.

Në të njëjtën kohë, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, është në Arabinë Sauditë për bisedime me Rusinë lidhur me Ukrainën. Takimet pritet të zhvillohet gjatë të martë.

BBC, duke cituar disa burime qeveritare, raporton se Kievi nuk është ftuar, pavarësisht se presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Ukraina do të përfshihet në negociata për t’i dhënë fund luftës.

Vladimir Putin urdhëroi nisjen e një pushtimi në shkallë të gjerë ndaj vendit fqinj në shkurt të 3 viteve më parë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se ushtria e tij ka humbur 46 mijë trupa në mbrojtjen e shtetit dhe pretendon se ka vrarë 400 mijë ushtarë të Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos