Do shiste një armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër

Nga A2 CNN
2025-03-21 09:14:00 | Kronikë

Do shiste një armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet

Një 20-vjeçar, banues në fshatin Hot i Ri, ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi u kap në flagrancë teksa do të shiste një armë zjarri.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë bashkë me një sasi municioni luftarak, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar "Vendtakimi”.

Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me municion luftarak.

Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin "Vendtakimi”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte shtetasi M. N.. Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Live Updates

Latest Videos