“Epoka e paprekshmërisë po lëkundet”, Dumani: SPAK ka kryer hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë

Nga A2 CNN
2025-02-26 10:46:00 | Kronikë

“Epoka e paprekshmërisë po lëkundet”, Dumani: SPAK ka

Kreu i SPAK, në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, deklaroi se SPAK ka kryer "në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë" dhe "ka dëshmuar se epoka e paprekshmërisë po lëkundet".

"Konstatohet një progres i arritur nga SPAK, që është në gjendje të kryerje në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë, që kanë dëshmuar se epoka e paprekshmërisë po lëkundet", tha Dumani, shkruan A2.

Kreu i SPAK-ut shtoi se "kemi goditur edhe organizata kriminale të cilët janë të përfshirë në vepra penale shumë të rënda".

"Bashkëpunimi me Interpol, Europol dhe Eurojust është shtuar. Lufta ndaj pastrimit të parave kërkon të japë mesazhe të qarta se krimi nuk mund të blejë apo shpërblejë”, deklaroi Dumani.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Live Updates

Latest Videos