Partia Demokratike ka dorëzuar edhe ankimimin për rezultatin paraprak të qarkut Korçë.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet e ditur se në dokumentin dorëzuar Celibashit, PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve edhe në këtë qark.
Në dokumentin e dorëzuar në KQZ nga PD shkruhet se në qarkun e Korçës ka pasur përdorim të gjerë të administratës në zgjedhje dhe tjetërsim të madh të votave.
Ankimimi vjen pas deklaratave se opozita nuk do të njohë rezultatin e përgjithshëm në zgjedhje, pasi sipas saj ishin një “farsë elektorale”.
Në zgjedhjet e 11 majit, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa Partia Demokratike mori 50 vende. (A2 Televizion)