Mbrojtësi më i paguar, Virgil van Dijk rinovon me Liverpool deri në vitin 2027

Nga A2 CNN
2025-04-18 16:34:00 | Futboll

Mbrojtësi më i paguar, Virgil van Dijk rinovon me Liverpool deri

Tashmë është zyrtare! Virgil van Dijk ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me Liverpool-in, e cila sipas raportimeve do ta bëjë atë mbrojtësin më të paguar në futbollin europian. Kjo marrëveshje vjen pas rinovimit të Mohamed Salah javën e kaluar, çka i jep siguri klubit edhe për sezonin e ri.

Kontrata aktuale e kapitenit holandez në “Anfield” do të skadonte këtë verë. Megjithatë, pas bisedimeve pozitive në javët e fundit, 33-vjeçari ka rënë dakord të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2027.

Këtë sezon, Virxhil Van Dajk, bënte shtatë vite e gjysmë pas transferimit të tij nga Southampton.. Sipas mediave angleze, marrëveshja e re do t’i sigurojë mbrojtësit një pagë marramendëse prej rreth 470 000 euro në javë. Këto shifra e bëjnë atë mbrojtësin më të paguar në futbollin evropian, duke lënë pas yllin e Real Madridit, David Alaba, i cili fiton rreth 420 000 euro në javë.

Megjithatë, Van Dijk mbetet pas mbrojtësit të Al-Hilal, Koulibaly, i cili thuhet se përfiton më shumë se 640 000 euro në javë. Një pjesë e madhe e këtyre kushteve të mëdha janë të garantuara, ndërsa janë përfshirë edhe disa bonuse ekipore si shtesë motivuese.

Që nga ardhja e tij, Van Dijk ka zhvilluar 314 ndeshje me Liverpool-in, duke shënuar 27 gola dhe dhënë 13 asist. Goli i tij i fundit ishte një fitore kundër West Ham, që e afroi edhe më shumë klubin me titullin e Premier League. Liverpoool marshon i qetë në krye të Premier League me 13 pike më shumë se Arsenali dhe me vetëm gjashtë ndeshje të mbetura në kalendar. Nëse Liverpool e siguron titullin, atëherë do të barazojë rekordin e Manchester United me 20 tituj kampion në Angli.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Live Updates

Latest Videos