Vllaznia mori fitoren e 11, nga 15 ndeshjet e para, të këtij sezoni në Kategorinë Superiore, teksa mundi Bylisin me një gol në minutat shtesë, të shënuar nga Hoxhaj.
Shkodranët janë duke kaluar një periudhë fantastike në futbollin shqiptar, teksa udhëheqin renditjen me 9 pikë më shumë se vendi i dytë.
Kjo ecuri ka entuziazmuar edhe tifozët e shumtë shkodranë, të cilët i kanë bërë një pritje fantastike ekipit pasi u kthye nga Ballshi.
Me dhjetëra tifozë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës te stadiumi “Loro Boriçi”, të cilët festuan së bashku me ekipin, derisa u desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë tifozët. (A2 Televizion)