Derbi i kryeqytetit, Partizani dhe Tirana për të vendosur kush do të sfidojë Vllazninë

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 16:33 | Futboll
Derbi i kryeqytetit, Partizani dhe Tirana për të vendosur kush do

Një vit më parë, më 28 shkurt, derbi i fituar me rezultatin historik 5-1 nga ana e Tiranës, ishte pika e kthesës në kampionat, me bardheblutë që nuk do të ndaleshin më deri në kurorëzimin kampion.

Një vit më vonë, derbi i kryeqytetit ndoshta nuk vlen titulli, por do të jetë mjaft përcaktues për të evidentuar skuadrën që do të rivalizojë Vllazninë e vendit të parë.

Partizani dhe Tirana zhvendosen në Elbasan për aktin e dytë ballë për ballë. Në kampin bardhebluve, trajneri Nevilt Dede, krahas përforcimeve, i jep siguri edhe ecuri prej 10 takimesh pa humbje.

Trajneri i të kuqve, Ilir Daja, nga krahu tjetër, e menaxhon ndryshe presionin. Ndërsa vlerëson rivalët për Dajën kampionati është i gjatë dhe jo domosdoshmërisht rivalët e Vllaznisë do të përcaktohen nga derbi.

Partizani renditet në vendin e dytë për momentin, 3 pikë larg Tiranës së vendit të 5.  Nga Vllaznia kryesuese të kuqtë i ndajnë 9 pikë, ndërsa bardheblutë plot 12. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos