Era e fortë, me shpejtësi deri në 120 km/h, ka bërë që 45 kamionë të mëdhenj të përmbysen në mes të rrugës, brenda një ditë në Jutah, SHBA, njoftoi patrulla e autostradës atje.
Në një video të publikuar në Facebook në faqen e Policisë lokale, shihet një kamion që përmbyset dhe përfundon në anë të rrugës, ngjitur me një tjetër kamion të përmbysur pak minuta më parë. Fatmirësisht, pavarësisht numrit të madh të aksidenteve, nuk kishte viktima, ndërsa vetëm 4 shoferë janë dërguar në spital me lëndime.
Policia bëri thirrje për kujdes të shtuar, sidomos sa i përket drejtuesve të mjeteve të rënda, madje tha se disa prej rrugëve kryesore duheshin shmangur. (A2 Televizion)