Erdhën me jaht në Borsh, turistët spanjollë sulmohen nga pronarët e lokalit

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 16:50 | Aktualitet
Erdhën me jaht në Borsh, turistët spanjollë sulmohen nga

Një grup turistësh spanjollë, të ardhur me jashtë në Borsh, janë sulmuar nga pronari i një lokali.

Turistëve nuk i ka pëlqyer shërbimi në një lokal dhe kanë tentuar të largohen. Furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët të cilët kanë goditur me grushte turistët dhe drejtuesin e mjetit.

Më pas, kanë nxjerrë armë të ftohta dhe kanë tentuar t’i godasin. Ata kanë thyer xhamin e furgonit, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ata kanë njoftuar policinë dhe kanë arritur të largohet deri në vendin e quajtur Volloder ku është pikasur nga një furgon i FNSH, i cili ka dhënë ndihmën e parë. Aktualisht, forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë në ndjekje të autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos