Erdogani i drejtpërdrejtë: Disa vende perëndimore duan përshkallëzimin e luftës në Ukrainë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 08:23 | Bota
Erdogani i drejtpërdrejtë: Disa vende perëndimore duan

Gjatë vizitës së tij në samitin e Pragës, presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, foli dhe për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, duke qenë se vendi i tij dhe ai vetë janë angazhuar më shumë se çdokush tjetër për arritjen e paqes dhe ndërmjetësimin e marrëveshjeve mes dy palëve.

https://a2news.com/2022/10/06/zbulohet-fundi-me-i-mundshem-i-putinit/

Përpara gazetarëve, lideri turk u shpreh se ndonjëherë është më mirë një paqe e keqe sesa vetë lufta.

Erdogan shkoi dhe më tej duke thënë se ka disa vende në Europë që preferojnë provokimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, por pa i përmendur me emër.

https://a2news.com/2022/10/07/70-vjetori-i-putinit-momentet-qe-shenjuan-jeten-e-tij/

Ndërkohë, lufta në Ukrainë është në një nga momentet më të tensionuara që nga fillimi i saj, më 24 shkurt. Kriza e brendshme e Rusisë për humbjen e territorit në Ukrainë, kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore, paralajmërimi i Josep Borrell se jemi në fazën “më të rrezikshme” të luftës. Ngjarjet dhe deklaratat e javëve të fundit tregojnë se konflikti është duke evoluar në një fazë më agresive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos