Erdogan lë pas sëmundjen dhe vesh “kostumin” e pilotit: Ju prezantoj KAAN-in

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 20:18 | Bota

Me një ton solemn, në kuadër të një aktiviteti parazgjedhor, Rexhep Erdogan bëri të ditur se “avioni luftarak kombëtar i Turqisë”do të quhet KAAN.

Pas një episodi të ndodhur në një intervistë live, shëndeti i presidentit turk u bë temë diskutimi në mbarë botën. Megjithatë, Erdogan i hodhi poshtë të gjitha dyshimet duke publikuar në  llogarinë e tij në Twitter një foto ku shfaqej i veshur me një xhaketë piloti dhe syze dielli, ndërsa po ngjitej edhe në kabinën e KAAN-it.

“Turqia tani është në çdo fushë, në tokë, det dhe nën ujë, ajër dhe hapësirë,” tha Erdogan gjatë eventit "Shekulli i së Ardhmes", organizuar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke në Ankara për prezantimin e avionit.

Avioni i gjeneratës së pestë, KAAN, është zhvilluar nga TAI për të zëvendësuar flotën e vjetër të F-16-ve, sipas asaj që tha Presidenti.  

https://twitter.com/anadoluajansi/status/1653059203185950723?s=20

"Me këtë avion, Turqia do të bëhet një nga pesë vendet që kanë këtë lloj teknologjie," shtoi Erdogan.

Modeli i ri i avionëve, i nisur si projekt në vitin 2016, është 21 metra i gjatë dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 1.8 mach (2222.64 km/h) falë motorëve të tij të dyfishtë, të cilët mund të prodhojnë 13,000 kg shtytje secili.

 "Emri i tij është KAAN, shpata e tij qoftë e mprehtë!" shkroi TAI në postimin e saj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/30/erdogan-rikthehet-ne-fushate-pas-semundjes/
https://a2news.com/2023/04/26/erdogan-nuk-ndihet-mire-gjate-intervistes-live-pezullon-te-gjitha-daljet-publike-me-keshille-te-mjekut/

A2 CNN Livestream

Latest Videos