
Punonjësit që po pastronin xhamat e një “qiellgërvishtësi” në qendrën e Edmontonit në Kanada, kaluan momente terrori kur një erë jashtëzakonisht e fortë, me shpejtësi rreth 170 km/h, lëkundi në mënyrë tejet të rrezikshme ashensorin e jashtëm me të cilin kryenin punën.
Mjeti u lëkund dukshëm, duke thyer edhe xhamat e godinës, ndërkohë që një prej personave të përfshirë për pak nuk ra poshtë, i shpëtuar nga rripat e sigurisë.
Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, por pamjet tregojnë ankthin e përjetuar. (A2 Televizion)