Lënë protestën për t’i kënduar vogëlushit këngën e preferuar

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 11:05 | Kapur në kamera
Lënë protestën për t’i kënduar vogëlushit

Pas disa ditësh protesta të forta kundër Qeverisë, një video fantastike vjen nga Bejruti, ku një grup protestuesish mblidhen për t’i kënduar një këngë një vogëlushi.

Mamaja e tij, Eliane Jabbour, kishte ngecur në trafik për shkak të turmës së protestuesve që kishin bllokuar rrugën dhe djali i saj 15 muajsh, Robin, ishte frikësuar. “U thashë, kam një bebe në makinë, mos bërtisni shumë”, rrëfeu Jabbour për CNN.

Në atë moment, protestuesit nisën të këndonin këngën “Baby Shark”, të bërë të famshme te fëmijët në të gjithë botën. “Ishte shumë spontane”, tha Jabbour. "Ai e pëlqen shumë këtë këngë. E dëgjon shpesh në shtëpi dhe qesh”.

https://www.instagram.com/p/B36i7JZAhl3/

Video u bë virale në internet për pak orë, duke u shpërndarë fillimisht në Liban e më pas në të gjithë botën. Madje Jabbour tha se bashkëshorti i saj e kishte parë videon në internet para se ajo mund t’ia tregonte atë që kishte ndodhur.

Mijëra qytetarë protestojnë në Liban kundër qeverisë për kushtet e vështira të jetesës dhe çmimeve të larta. Protestat konsiderohen të ndryshme nga ekspertët pasi për herë të parë ato nuk kanë baza etnie apo fetare, por se njerëzit janë ngritur në këmbë për të drejtat e tyre dhe kushtet minimale të jetesës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos