Ernest Gjoka nis aventurën e re... shumë larg Shqipërisë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 20:34 | Futboll
Ernest Gjoka nis aventurën e re... shumë larg Shqipërisë

Ernest Gjoka do të vijojë karrierën e tij si trajner shumë larg Shqipërisë, në Arabinë Saudite.

Trajneri kryeqytetas është prezantuar gjatë ditës së sotme te Ohod Medina, skuadër që militon në kategorinë e parë të këtij vendi.

Pak ditë më parë, Ernest Gjoka lidhi marrëveshje me menaxherin Ilir Halili, i cili njihet për lidhjet e tij të forta me futbollin arab dhe i kanë mjaftuar vetëm pak ditë për t’i gjetur skuadër trajnerit.

Ernest Gjoka ka drejtuar në Shqipëri Kukësin, Flamurtarin, Vllazninë, Kamzën dhe Apoloninë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos