Ernest Muçi drejt Serisë A?

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 11:48 | Futboll
Ernest Muçi drejt Serisë A?

Ernest Muçi mund të vijojë karrierën e tij në Serinë A.

Sipas mediave italiane, ish-futbollisti i Tiranës, sot me Legian e Varshavës, është objektiv i Napolit për rolin e mesfushorit sulmues.

Sipas “calcionapoli24”, 21-vjeçari Muçi i ka pëlqyer drejtuesve të Napolit, të cilët e kanë parë nga afër kur ai ka luajtur kundër tyre në Europa League.

Ditën e djeshme, “La Gazzetta dello Sport” publikoi se Napoli është e interesuar edhe për dy shqiptarë të tjerë: Armando Broja dhe Kristjan Asllani. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/28/napoli-kerkon-te-shqiptarizohet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos