Napoli kërkon të "shqiptarizohet"

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 12:29 | Futboll
Napoli kërkon të "shqiptarizohet"

Armando Broja është një emër i “nxehtë” në merkaton e Serisë A.

Pasi gazetari Carlo Pellegatti foli përpara disa javësh për interesimin e Milanit për sulmuesin shqiptar të Southampton, të zbehur nga lufta në Ukrainë, tashmë është një tjetër ekip italian që kërkon me ngulm shërbimet e futbollistit në pronësi të Chelsea.

Sipas “Gazzetta dello Sport, bëhet fjalë për Napolin, që e sheh si zëvendësuesin ideal të Victor Osimhen, sulmuesin nigerian të cilin klubi mendon ta shesë për rreth 100 milionë euro.

Me këto para, Napoli do të hidhet në sulm jo vetëm për Brojën, por edhe për talentin shqiptar që këtë sezon “shpërtheu” tek Empoli: Kristjan Asllani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos