Përgënjeshtrohet vdekja e Raiolës. Spitali: Është në gjendje të rëndë, por ende gjallë

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 13:54 | Futboll

Pasi në të gjitha mediat italiane u dha lajmi se Mino Raiola, agjenti i famshëm i futbollistëve, kishte ndërruar jetë, spitali ku është shtruar 54-vjeçari përgënjeshtroi lajmin.

Alberto Zangrillo, doktor në spitalin San Raffaele, u shpreh: “Jam shumë i indinjuar nga telefonatat e pseudogazetarëve që spekulojnë mbi jetën e një njeriu.

“Mino Raiola është ende gjallë dhe po lufton”, shtoi doktori.

Italiani ka disa muaj i sëmurë dhe kreu një operacioni urgjent në janar, në Milano.

Mino Raiola është agjent i disa prej lojtarëve më të kërkuar në botë, si Erling Haaland, Paul Pogba, Gigio Donnarumma, Zlatan Ibrahimovic, Marco Verratti, Stephan De Vrij, Mathijs De Ligt apo Mario Balotelli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos