All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

ESA transmeton për herë të parë pamje "live" nga Planeti i Kuq

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 22:56 | Teknologji
ESA transmeton për herë të parë pamje "live" nga
All - Paragraf - 1

Për herë të parë, shikuesit në Tokë patën një shans për të parë Marsin pothuajse në kohë reale.

Agjencia Evropiane e Hapësirës transmetoi në YouTube imazhe të drejtpërdrejta historike direkt nga planeti i kuq.

All - Paragraf - 3

Imazhet, të shpërndara në YouTube, llogarinë e ESA-s në Twitter me hashtag  #MarsLIVE , treguan planetin në një mënyrë që nuk ishte parë kurrë më parë, tha ESA.

Eventi vinte me rastin e 20-vjetorit të lëshimit të orbituesit Mars Express, një mision që ka si qëllim marrjen e imazheve tredimensionale të sipërfaqes së planetit për ta parë atë në detaje më të plota.

“Normalisht, ne shohim imazhe nga Marsi dhe e dimë se ato janë marrë ditë më parë”, tha James Godfrey, menaxher i operacioneve të anijeve kozmike në  qendrën e kontrollit të misionit të ESA-s, në Darmstadt, Gjermani.

All - Paragraf - 6

 “Jam i emocionuar të shoh Marsin siç është tani, aq afër sa mund të arrijmë një të tashme marsiane.”

Por a nuk kemi pasur më parë pamje “live” nga Marsi? Sipas ESA-s, jo.

Shpesh të dhënat dhe vëzhgimet e planetit të kuq merren kur një anije kozmike nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me Tokën, kështu që imazhet ruhen derisa të mund të kthehen, shpjegon ESA. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos