
Pas largimit nga Kosova, dyshja amerikano-europiane, Escobar-Lajçak kanë mbërritur në Beograd, si pjesë të destinacionit final të turit të tyre.
Emisarët e posaçëm të Brukselit dhe Uashingtonit po takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kërkim të një zgjidhjeje që do të rikthente qetësinë në veriun e Kosovës.
Kërkesa kryesore që Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak pritet të lëshojnë në tryezë është ajo që Beogradi të bindë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe që të rikthehen në institucione.
Formimi i Asociacionit pritet që të jetë një ndër temat e diskutimit. (A2 Televizion)