Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar viziton sot Tiranën. Takimin e parë ai do ta zhvillojë me kryetarin demokrat Lulzim Basha rreth orës 11:00, për të vijuar më pas rreth orës 15:00 me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Në orën 17:00, zyrtari amerikan do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave. Pas takimit Basha-Escobar do të flasë kreu demokrat, ndërsa zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA pritet të mbajë konferencë pas të gjithë takimeve që do të ketë me politikanë të ndryshëm shqiptare. (A2 Televizion)
Escobar në Shqipëri, takimi i parë me Bashën
