
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka përsëritur synimin për të rimarrë Krimenë. Deklaratat, lideri ukrainas i bëri gjatë një sesioni në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
"Nuk është qëllim, është toka jonë. Krimea është deti dhe malet tona. Na jepni armë dhe ne do të rifitojmë atë që është e jona,” u shpreh ai për një panel në seancën “mëngjesi ukrainas” në resortin zviceran.
I pyetur për negociatat e paqes, Zelenskyy tha se bisedimet për paqe nuk janë paqe.
“Palët duhet ta kuptojnë. Për tre vitet e fundit [që kur u bë president] ne bëmë gjithçka që mundëm për të çliruar tokën tonë përmes diplomacisë. Dikush nuk deshi, nuk pati kohë, nuk besoi, parashtroi kushte. Kishte shumë njerëz të tillë dhe qendra e gjithë kësaj ishte në Moskë," shtoi ai.
Më tej, Zelensky kritikoi hezitimin e Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me tanke Leopard në front. (A2 Televizion)