
Ish drejtuesja e prokurorisë Dibër, Esmeralda Keshi u zgjodh me 133 vota, nga 253, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Vendi vakant në këshill, që pritet të emërojë dhe kreun e akuzës, është plotësuar me një anëtar të munguar prej javësh.
I gjithë procesi i votimit u mbikëqyr nga kryeprokurorja Arta Marku, anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por edhe nga trupi diplomatik amerikan. Keshi zëvendësoi në këtë post Gentian Osmanin, prokurori, i cili u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të kriterit të pasurisë.
Në garë me të ishte edhe prokurori Vladimir Mara, i cili ka marr 109 vota. 11 vota janë shpallur të pavlefshme. Mara s’ka mundur të sigurojë as votën e shefes së tij, drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila ka ardhur në sallë vetëm pasi ishte shpallur mbyllja e votimit. (A2 Televizion)