Një aksident ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, duke përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Nga burimet mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit, dhe se drejtuesi i motoçikletës është transportuar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave. (A2 Televizion)