Vlorë, prezantohet projekti “Lungomare 2”, Leli: Objektet e prishura, të gjitha pa leje

Nga A2 CNN
4 Tetor 2019, 12:36 | Aktualitet

Rreth 4 milionë euro do të  investohen në projektin "Lungomare 2". Lajmi është bërë i ditur nga kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili prezantoi publikisht projektin,  i cili do të shtrihet nga Fushat e Sportit deri te Tuneli.

Projekti, i cili vjen si zgjatim i shëtitores bregdetare, do të shtrihet në 1.3 km dhe do të sjellë zgjidhje për disa prioritete sikurse parkimet në Lungomare etj.

Leli tha se parashikohen 160 parkime dhe hapësira të tjera të dedikuara për qytetarët.

Dritan Leli gjatë prezantimit

“Projekti që sapo kemi filluar, nga zona e tunelit në drejtim të Radhimës, janë vazhdim i ndryshimit rrënjësor të faqes turistike të Vlorës. Do të ketë një pishinë olimpike me ujë deti për qytetarët, një pishinë për fëmijët, korsi për biçikleta si dhe një parkim me 160 vende, për të cilin kemi vendosur në dispozicion një pjesë te buxhetit për të zgjidhur atë që ka qenë kontestimi më i madh i qytetarëve dhe vizitoreve, mangësia e vendeve të parkimit”.

Ndërkohë Leli preku edhe çështjen e aksionit të IKMT-së, për të cilin tha se nuk ka asnjë selektivitet.

“Objektet që janë duke u prishur janë të gjitha pa leje. Nuk po cenohet asnjë objekt i pajisur me leje. Objektet me leje, do t’i nënshtrohen procedurave ligjore, si gjithmonë kur ka nevojë për shpronësim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos