
Prej shumë kohësh, Real Madrid po kërkon një sulmues si zëvendësues ideal të Karim Benzema. Në lajme qarkullojnë shumë emra, mirëpo ai që përflitet më së shumti është Kai Havertz.
Gjermani, i cili aktualisht luan për Chelsea, mbetet një nga synimet e spanjollëve, edhe pse gjasat janë të paktë që londinezët ta lënë të lirë, pas largimit të Lukaku dhe Werner. Sulmuesi ka qenë gjithmonë një nga objektivat e klubit madrilen, që kur luante tek Bayer Leverkusen, dy vite më parë.
Niveli i tij është rritur në dy sezonet e fundit tek Chelsea dhe për këtë spanjollët janë hedhur sërish në sulm, kur kanë mbetur dhe pak ditë nga fundi i merkatos. Një ofertë zyrtare nuk ka ende, mirëpo, sipas mediave spanjolle, mendohet të jetë më e madhe se 80 milionë euro. (A2 Televizion)