Euro afër kuotës së 126 lekëve, niveli më i lartë në 5 muaj

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2019, 18:13 | Ekonomi
Euro afër kuotës së 126 lekëve, niveli më i lartë

Euro ka shënuar një rritje të fortë në tregun tonë valutor. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka arritur në 125.9 lekë, duke shënuar një rritje prej 0.19 lekë kundrejt një dite më parë. Forcimi i euros ka nisur që në fillim të kësaj jave dhe aktualisht, valuta e fortë ka shënuar nivelin më të lartë të 5 muajve të fundit.

Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se kjo po ndodh për shkak të transferimit të fitimeve të kompanive të huaja në vendet mëmë, çka ka rritur kërkesën për valutë. Kompanitë e mëdha po mbyllin bilancet dhe po këmbejnë fitimet nga lekë në euro. Ata presin që kjo tendencë të vazhdojë të paktën deri nga fillimi i marsit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos