All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Euro në 123,5 lekë, qytetarët: Më mirë leku i fortë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2019, 15:51 | Ekonomi
Euro në 123,5 lekë, qytetarët: Më mirë leku i
All - Paragraf - 1

Euro e ka nisur javën në rënie në tregun e këmbimit valutor, duke humbur gati 0,3 pikë krahasuar me kursin e ditës së premte.

Tashmë në kuotën 123,5 lekëve, valuta evropiane mbetet në nivelet më të larta të 6 muajve të fundit, duke ngjallur shpresat tek një pjesë për forcimin e mëtejshëm.Ndër përfituesit kryesorë të një vlerësimi të euros janë familjet shqiptare, ku 1 në 4 marrin të ardhura nga emigrantët.

All - Paragraf - 3

Por, kur pyeten nëse preferojnë një euro të fortë apo një lek të fortë, shqiptarët marrin në ekuacion edhe patriotizmin: “Më mirë leku i fortë se pagat merren me lekë. Leku është monedha që përdorim, kështu që është më mirë leku i fortë”.

Në jetën e përditshme, luhatjet e këmbimit janë të prekshme për atë pjesë të popullsisë që kanë kredi në valutë apo edhe ata që kanë të ardhura në euro, si në rastin e dërgesave të emigrantëve, ashtu edhe ata që marrin pagat në këtë monedhë. Por, në nivelin makro ajo ndikon gjerësisht në ekonomi, që nga sipërmarrjet eksportuese e importuese, e deri tek borxhi publik. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos