
Pasi arriti në minimumin historik në fundvit, euro po merr veten duke u forcuar në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të bankës së Shqipërisë, valuta europiane u këmbye këtë të premte me 117.46 lekë, duke u forcuar me 3.6 lekë në raport më 25 dhjetorin.
Për ekspertë të tregut valutor, ringritja e shpejtë e euros lidhet me zvogëlimin e saj në treg si pasojë edhe e largimit të emigrantëve. Në ditët e para të këtij viti, leku po humbet terren me ritme të shpejta edhe ndaj valutave të tjera kryesore, duke filluar nga dollari amerikan dhe paundi britanik. (A2 Televizion)