Euro po “merr veten”, ndalet “sprinti” i Lekut, për të dytën ditë me radhë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 15:06 | Ekonomi
Euro po “merr veten”, ndalet “sprinti” i Lekut, për

Euro vijon të tregojë shenja rimëkëmbjeje për të dytën ditë me radhë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet aktualisht për 106.77 lekë duke fituar 0.51 pikë në 24 orë. Aktualisht, euro po shitet për 107.22 dhe po blihet për 106.32 lekë.

Mbetet për t’u parë nëse euro do të arrijë të korrigjojë disi rënien e fortë të dy javëve të shkuara, para fillimit të periudhës kulmore të sezonit veror, mes muajve korrik dhe gusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos