Euro vijon rënien, BSH zbulon arsyet

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2018, 17:12 | Ekonomi
Euro vijon rënien, BSH zbulon arsyet

Nuk ka të ndalur rënia e euros në tregun tonë të këmbimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka zbritur në 122.6 lekë, duke humbur 0.07 lekë kundrejt një dite më parë.

Ndërsa gjatë gjithë këtij viti, euro është zhvlerësuar me 11.3 lekë. Zhbalancimi i fortë i tregut valutor po ndodh nga sasia e madhe e euros në qarkullim, gjë që ka rritur ndjeshëm ofertën, ndërkohë që kërkesa nga tregtarët dhe importuesit mbetet e dobët, çka dëshmon edhe për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend.

Banka e Shqipërisë e ka konsideruar sezonale këtë rënie të euros, ndërsa nuk ka përjashtuar një ndërhyrje në treg, për të blerë valutën e tepërt, në rast se rënia vijon përtej fundit të dhjetorit, kur përfundon edhe ndikimi i këtyre faktorëve të përkohshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos