Investimet në ngërç, eksperti: Qeveria mori paratë, s'ka dhënë shërbime

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2018, 17:08 | Ekonomi
Investimet në ngërç, eksperti: Qeveria mori paratë,

Ekspertët e ekonomisë e shohin me shqetësim mosrealizimin e investimeve publike nga qeveria. I ftuar në A2 Business të Aurora Sulçes, Panajot Soko deklaron se qytetarët i kanë paguar taksat dhe tatimet, por qeveria nuk u ka dhënë mbrapsht shërbime. Një situatë, që sipas tij, vijon prej shumë vitesh dhe shkaktohet nga paaftësia e administratës.

Eksperti Panajot Soko analizoi edhe ecurinë e të ardhurave në buxhet, ku të dhënat tregojnë se ecuria mbetet problematike në taksat që kanë lidhje me administratën doganore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos