Eurodeputetja akuzon Vuçiç: Gënjeu për rastet me COVID-19, e ka mendjen te pushteti

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 15:21 | Ballkani
Eurodeputetja akuzon Vuçiç: Gënjeu për rastet me

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, akuzon ashpër presidentin serb, Aleksander Vucic, për manipulim të shifrave të pandemisë.

Ajo shkruan në Twitter se kreu i shtetit ka gënjyer rreth rasteve me COVID-19 para zgjedhjeve për përfitime elektorale.

“Duket se Vucic gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti”, theksoi eurodeputetja.

https://a2news.com/2020/07/08/vucic-njofton-per-rikthimin-e-izolimit-me-mijera-serbe-protestojne-para-parlamentit/

Von Cramon komentoi dhe protestat në Beograd kundër masave të reja kufizuese dhe dënoi dhunën brutale të policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos