Debat për pragun elektoral, shtyhet miratimi

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 14:50 | Politikë
Debat për pragun elektoral, shtyhet miratimi

Deputetët nuk e gjetën dot gjuhën e përbashkët për të mbyllur ndryshimet kushtetuese brenda të hënës. Edhe pse morën 6 orë kohë për të negociuar mbi variantin final se si do të ndryshojnë propozimet e opozitës parlamentare për të hapur listat e hequr koalicionet, dakordësia nuk u arrit.

Por, nëse i gjithë debati publik ishte fokusuar në këto dy çështje, kur dikutohej nen për nen, ishte pragu elektoral ai që bllokoi procesin. Opozita kërkoi që pragu kur një parti mund të futet në Kuvend të ndryshojë nga 5%, saç e kishte propozuar fillimisht, në 2%.

Por, mazhorancës i shkon më për shtat varianti i parë.

Formula se si do të ndahen mandatet e deputetëve me pragun e ri zgjedhor, gjithashtu shkaktoi debat. Bashkë me votën për të 3 nenet që propozohet të ndryshohen nga Kushtetuta, të martën duhet të hartohet një raport i relatorëve se si duhet të votojë Kuvendi në 30 korrik.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos