All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Europa e re, shumë tërheqëse”, investimi i madh i Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 12:23 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

“Europa e re është shumë tërheqëse për mua.” Kështu shprehet Mohamed Alabbar, drejtori i kompanisë Emmar Properties duke iu referuar Shqipërisë, ndërsa foli për gjigandin mediatik CNN për investimin prej 2.5 miliardë dollarë për ndërtimin e portit të ri turistik të Durrësit.

“Kur shoh çfarë po ndodh me Shqipërinë, kur shoh qeverinë se sa shumë përpiqet ta çojë vendin përpara, preferoj të jem i pari që investon aty.”

All - Paragraf - 3

Alabbar thotëse të gjithë treguesit janë pozitivë. Sipas tij, rritja është dyfishuar në sektorin e turizmit dhe përmend vijën bregdetare e mrekullueshme. Pasi vlerëson qeveritë e Ballkanit që punojnë ditë e natë për të qenë pjesë e Europës së Vërtetë, kreu i kompanisë investitore, komenton edhe reputacionin negativ të Shqipërisë në trafikun e drogës dhe korrupsionin.

“Fatkeqësisht, Shqipëria i pati këto në të kaluarën për shkak të qeverive të kaluara, ndoshta që para 90’-ës. i është dashur të përballet me këtë dhe ta kalojë atë fazë.”

Sa i përket rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të nëntorit të 2019-ës, Alabbar thekson se projekti i investimit do të ndihmojë në këtë drejtim gjithashtu edhe për ta bërë Shqipërinë të njohur, duke tërhequr edhe investitorë të tjerë.

All - Paragraf - 6

“Të ndërtosh portin më të madh në detin Adriatik në Durrës, me qindra apartamente, dyqane dhe qendra tregtare, ky investim për mua është një ëndërr që kam dhe po e bëj realitet.” (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos