Europa League, nis edicioni i ri. Në fushë zbresin emrat e mëdhenj

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 12:30 | Futboll
Europa League, nis edicioni i ri. Në fushë zbresin emrat e

Pas Champions-it, në fushë zbret edhe Europa League, me ndeshjet e para të edicionit 2019-2020.

Sot nis rrugëtimi në fazën e grupeve edhe në evenimentin e dytë evropian për nga rëndësia për klube. Takimet e para luhen prej orës 18:55 dhe mes ekipeve që zbresin në fushë janë Lazio në trasfertën me Cluj, supersfida ndërmjet Eintracht Frankfurt dhe Arsenalit, për të vijuar me duelin PSV-Sporting Lisbon.

Në grupin e dytë të ndeshjeve, të cilat nisin prej orës 21:00, Roma luan ndaj turqve të Basaksehir. Mes të tjerave spikasin përballja Manchester United-Astana dhe Rangers–Feyenoord. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos