Vllaznia fitoi 1-0 në transfertën e Burrelit ditën e djeshme, në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Wederson, në një mënyrë që është pak të thuash të çuditshme.
Pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, numri 8 i shkodranëve nuk u koordinua aspak mirë dhe në një pozicion shumë të prirët me portën goditi keq topin, që, për habinë e të gjithëve, përfundoi në portë falë edhe hutimit të portierit të Burrelit. (A2 Televizion)