Steven Gerrard është zyrtarizuar si trajneri i ri i Aston Villa.
Ish-kapiteni legjendar i Liverpool do të lërë pankinën e Rangers në Skoci, për t’u kthyer në Angli, këtë radhë si trajner.
41-vjeçari ka qenë në krye të Rangers që nga qershori i vitit 2018 dhe udhëhoqi klubin drejt titullit kampion sezonin e shkuar, duke ndalur serinë prej 9 kampionatesh radhazi të fituar nga Celtic.

Aston Villa shkarkoi trajnerin e saj Dean Smith ditën e diel, pas 5 humbjesh radhazi në Premier League. Skuadra renditet në vendin e 16 të Premier League, shumë pranë zonës së “ftohtë” të klasifikimit.
Ndeshja e parë e Gerrard në krye të Aston Villa do të jetë ndaj Brighton, në 20 nëntor. (A2 Televizion)