Europiani U19, Shqipëria eliminohet, fitorja me Maqedoninë e Veriut nuk mjafton

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 16:24 | Futboll
Europiani U19, Shqipëria eliminohet, fitorja me Maqedoninë e Veriut

Shqipëria i mbyll kualifikueset e Europianit të 19-vjeçarëve me fitore. Megjithatë, suksesi 3-1 i arritur përballë Maqedonisë së Veriut nuk mjaftoi, pasi kuqezinjtë e vegjël eliminohen në turin e parë.

Mata me penallti, Pjeshka dhe Bibo realizuan rrjetat e fitores për ekipin e Cungut, që u ngjit në kuotën e katër pikëve, pas humbjes me Francën dhe barazimit me Serbinë.

Francezët bënë detyrën duke mposhtur edhe serbët, por golavarazhi më i dobët e mbajti Shqipërinë në vendin e tretë dhe automatikisht e eliminon nga turneu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos