Evakuimet nga Afganistani, Liderët e G7: Detyrë morale të ndihmojmë qytetarët afganë

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 14:26 | Aktualitet

Pavarësisht thirrjeve të aleatëve për të zgjatur operacionin e evakuimit nga Afganistani përtej fundit të muajit, presidenti amerikan Joe Biden tha në një fjalim mbrëmjen e së martës, se Shtetet e Bashkuara do ti përmbaheshin afatit. Biden foli pasi liderët e G7-tës diskutuan për krizën në Afganistan gjatë një takimi virtual të organizuar nga Britania e Madhe. Aleatët i kërkuan presidentit amerikan të lejojë trupat përtej 31 gushtit. Në ndryshim nga Biden, kryeministri britanik theksoi se vendi I tij do të vazhdonte evakuimet deri në momentin e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos