Epidemia e heshtur, 10 mijë raste të reja me diabet në vit, 50% nuk e dinë që e kanë

Nga Ornela Joti
13 Nëntor 2026, 14:23 | Sociale

Epidemia e heshtur, 10 mijë raste të reja me diabet në vit, 50%

Diabeti është kthyer në një nga sfidat kryesore shëndetësore të ditëve të sotme. Edhe në vendin tonë, shifrat e të prekurve vijojnë të rriten. Mbi 100 mijë persona marrin trajtim për këtë sëmundje, ndërsa çdo vit diagnostikohen rreth 10 mijë raste të reja. Shqetësues mbetet fakti se rreth 50% e personave që vuajnë nga diabeti nuk janë në dijeni të sëmundjes.

Në Ditën Botërore të Diabetit, shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT, Florian Toti, bëri thirrje për diagnostikim të hershëm, me qëllim parandalimin e komplikacioneve shëndetësore dhe uljen e kostove financiare që shoqërojnë trajtimin e sëmundjes.

Rritje të rasteve konstatohet edhe në moshat pediatrike. Mjekët endokrinologë raportojnë shtim të rasteve me diabet të tipit 1, ndërsa rreth 400 fëmijë po trajtohen për këtë sëmundje.

Një zhvillim i rëndësishëm për vitin e ardhshëm pritet të jetë rimbursimi i sensorëve të diabetit për fëmijët, të cilët ndihmojnë në monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të sheqerit në gjak dhe në mbajtjen nën kontroll të sëmundjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos