Momente frike në Uashington, pasi policia urdhëroi evakuimin e Capitol Hill, selia e Kongresit Amerikan në kryeqytet, për shkak të një kërcënimi ajror.
Prania e një avioni të paidentifikuar shkaktoi alarm kundër terrorizmit. Situata u qetësuar pas pak kohësh më pas dhe mediat njoftuan se alarmi u shkaktua nga një aeroplan me parashutistë.









I ashpër ishte qëndrimi i Nancy Pelosit për këtë situatë, e cila i akuzoi autoritetet e sigurisë për neglizhencë të rëndë.
Mediat, që citojnë policinë, bëjnë me dije se ishte një stërvitje nga ekipi "Army Golden Knights" në stadiumin e Uashington Nationals Park ata që mund ta kenë shkaktuar alamin. Stadiumi ndodhet afërsisht 2.5 km nga Capitol Hill. (A2 Televizion)