Evazioni i të vetëpunësuarve me taksat, Banka Botërore: Qeveria të ndërhyjë

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 10:49 | Ekonomi
Evazioni i të vetëpunësuarve me taksat, Banka Botërore:

Banka Botërore i rekomandon qeverisë shqiptare që të ndërhyjë, për të taksuar të vetëpunësuarit njësoj si të punësuarit dhe për të shmangur kështu evazionin fiskal te kjo fashë.

Në raportin e fundit, vlerëson se të vetëpunësuarit në Shqipëri, duke përfshirë edhe fermerët arrijnë në rreth 375 mijë persona, por 98.7 për qind e tyre kanë paguar zero tatim për pagat më 2019. Kjo tregon jo vetëm mbizotërimin e vetëpunësimit në mesin e personave me të ardhura të ulëta, por edhe nënraportim nga ana e tyre.

Qeveria vendosi që nga 1 janari i vitit të shkuar çdo biznes që realizon një xhiro mbi 14 milionë lekë në vit duhet të pagujë 15% tatim. Për bizneset me xhiro nën këtë vlerë, norma tatimore është 0 për qind. Por kjo ka prodhuar një situatë ku shumë punonjës me paga të larta të regjistrohen si të vetëpunësuar.

Të dhënat e Bankës Botërore thonë se në rreth 8 mijë persona fizikë të vetëpunësuar në Shqipëri, më shumë se 60 për qind janë juristë, dentistë dhe punonjës të teknologjisë së informacionit. Banka Botërore përllogarit se nëse të vetëpunësuarit do të taksoheshin, në buxhetin e shtetit do të futeshin më shumë se 1 miliard lekë të ardhura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos