
Sebastian Ocon arriti triumfin e tij në parë në karrierë, duke fituar Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1 këtë të diel, në një garë të çmendur, e cila nisi me një aksident ku u përfshinë shumë makina.
Valtteri Bottas gaboi duke goditur makinën e Lando Norris, ndërsa në aksident u përfshinë edhe disa makina të tjera. Hamilton shpëtoi për mrekulli nga ky aksident, por nuk fund nuk arriti të merrte më shumë se vendi i tretë, menjëherë pas Sebastian Vettel me Alpha Tauri.
Pas kësaj gare, Hamilton ka rigjetur kreun e klasifikimit duke kaluar tashmë në vend të dytë Verstappen, i cili e mbylli garën në vendin e dhjetë pasi u përfshi në aksidentin e fillimit të garës. (A2 Televizion)