Historike, Luiza Gega në finalen e 3000 m me pengesa

Nga A2 CNN
1 Gusht 2021, 08:55 | Sporte të tjera

Atletja shqiptare Luiza Gega ka dhuruar një performancë të shkëlqyer në Olimpiadë për Shqipërinë duke hyrë në finalen e garës së 3000 m me pengesa.

Është finalja e parë në histori për Shqipërinë që arrin në një Olimpiadë.

Gega ka shënuar kohën 9:23:85, duke u renditur e pesta në baterinë e dyte, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos