Zlatan Ibrahimovic u bë protagonist në ndeshjen që Milani fitoi 2-0 dje ndaj Torinos, pavarësisht se luajti vetëm pak minuta dhe nuk shënoi gol.
Përpara se të hynte në fushë për herë të parë që pas dëmtimit në muajin nëntor, gjiganti suedez u pa duke bërë nxehje në mënyrë të çuditshme.
39-vjeçari u kap nga kamerat duke hedhur këmbën, në një lëvizje karateje, sipër kokës së njërit prej anëtarëve të stafit të Milanit, i cili nisi të qeshë nga veprimet e Ibrës. (A2 Televizion)