Bora nuk i sjell mbarësi, Real Madrid ngec në Osasuna

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 23:00 | Futboll
Bora nuk i sjell mbarësi, Real Madrid ngec në Osasuna

Real Madrid ka marrë një barazim pa gola që mund t’i kushtojë shumë në rrugëtimin për kampionatin në javën e 18 të La Liga.

“Los Blancos” nuk arritën të shënonin në një fushë të pushuar nga bora ndaj modestëve të Osasunës, të cilët treguan shpirtin e tyre luftarak në këtë ndeshje.

Ekipi i Zidane vijon të mbajë vendin e dytë në kampionat me një pikë më pak nga Atletico Madrid, por kjo e fundit ka ende tre ndeshje pa luajtur, kështu që diferenca mund të thellohet më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos